Bajrami i bindur: Do rikthehemi në formë, golat do të vijnë në “Euro 2024”

25/03/2024 21:47

Nedim Bajrami në një intervistë të dhënë për Supersport u shfaq optimist pas humbjes së miqësores me Suedinë, teksa vlerëson lojën e kuqezinjve dhe shprehet I bindur që për Europian skuadra do të dijë të ngrihet në nivelet më të mira për një përfaqësim dinjitoz.

Çfarë po ndodh me Shqipërinë e këtyre dy miqësoreve?

Me Kilin e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por u ndëshkuam dy herë në fund, gjë që nuk duhej të ndodhte. Edhe sot bëmë mirë, por u mposhtëm. Kishim më shumë raste dhe na vjen keq që humbëm.

Goditjet nga jashtë zone duket se nuk po sjellin më rezultat…

Kështu është futbolli, por shpresoj që të shënojmë në Europian.

Ju pëlqen më shumë roli i sotëm, i hapur në të majtë, apo si numër 10?

Unë mund të luaj kudo ku ka nevojë trajneri. Më pëlqen më shumë të luaj si mesfushor pas sulmuesve, pra numër 10, por nëse Sylvinho do që të spostohem në krah, nuk ka problem për mua.

Besoni që skuadra do të jetë në top formë në Europian, me më shumë entuziazëm. A do ta kalojmë këtë moment delikat?

Kemi kohë edhe tre muaj për Europianin dhe duhet të japim maksimumin nëpër klubet tona, për t’u rikthyer gati dhe në formën më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA