Vlora, “qyteti europian i sportit”/ Përzgjedhja mes 13 kandidaturave, aktivitete edhe për fëmijët me sindromën Down

24/03/2024 15:09

Vlora është përzgjedhur si “Qyteti Europian i Sportit për vitin 2024 mes 13 vendeve të tjera Europiane, ç’ka është zyrtarizuar çelja e saj me aktivitete sportive në Lungomare.

E gjithë dita u shoqërua me aktivitete të ndryshme, si ‘street basket’ apo edhe aktivitete dedikuar fëmijëve me sindromën Down.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha thotë se këto aktivitete do të jenë prezentë gjatë gjithë vitit, ndërsa e cilëson këtë titull si një mundësi e mirë promovimi për Vlorën.

Në aktivitetet e planifikuara, morën pjesë edhe shtetas nga qytete të ndryshme Europiane.

Top Channel