Rreziku nga sëmundja X/ Diskutimi në Forumin Botëror në Davos të Zvicrës për të shmangur kaosin

24/03/2024 13:53

Një sëmundje hipotetike ngjitëse dhe vdekjeprurëse mund të kërcënojë mbarë botën.

Apeli i Organizatës Botërore të Shëndetësisë  ndaj qeverive është të nisin përgatitjet  në mënyrë që sëmundja X  e cila nuk dihet se kur mund të ndodhë  të mos na gjejë të papërgatitur sikundër ndodhi me pandeminë e Covid 19.

 “Nuk ka një sëmundje x të mirëfilltë .Por mund të ketë një patogjen X i cili mund të na gjejë të papërgatitur”,tha Bino.

Sëmundja x u diskutua në Forumin Ekonomik Botëror, që u mbajt në Davos të Zvicrës dhe  ky koncept po përdoret për të ndihmuar botën në planifikimin e krizave të ardhshme shëndetësore në mënyrë që  të mos ketë kaos e konfuzion sikundër ndodhi me Covid 19.

Top Channel