Prapaskena e merkatos, Laporta: Refuzuam 200 mln euro për këtë lojtar

24/03/2024 07:05

Joan Laporta u shpreh në deklaratën e fundit se ka refuzuar një ofertë prej 200 mln eurosh për Lamine Yamal, talentin 16-vjeçar të skuadrës së Xavit.

Teksa theksoi se gara për titullin kampion në Spanjë nuk është mbyllur ende (Reali është 8 pikë larg), presidenti i Barcelonës zbuloi edhe prapaskenën e merkatos.

Kemi refuzuar një ofertë prej 200 mln eurosh për Yamal”, theksoi kreu i klubit katalanas. Pa specifikuar klubin që kishte ofruar aq shumë.

Në fakt bëhet fjalë për PSG-në. Kampionët e Francës janë të mahnitur nga kualiteti dhe potenciali i adoleshentit, por te Barcelona nuk kanë ndërmend të privohen nga shërbimet e tij./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA