Parandalimi i një pandemie të re/ Forumi në Baku, letra e dakordësisë firmoset nga shumë personalitete

24/03/2024 13:34

Ish liderë botërorë, drejtues shtetesh dhe organizatash kanë firmosur një letër dakordësie dhe i kërkojnë qeverive të të gjithë vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ta firmosë atë.

Kjo kërkohet në mënyrë që të jenë në unison për të menaxhuar një pandemi të mundshme e të mos krijohet kaos e konfuzion sikundër ndodhi me pandeminë e Covid 19.

Në forumin e mbajtur në Baku të Azerbajxhanit kjo letër dakortësie është firmosur edhe nga ish presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Meidani dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti.

“Edhe në fokusin e drejtorit të OBSH ishte përgatitja për një pandemi të ardhme e cila mesa duket nuk nuk do të përmbushë ciklin 100 vjeçar por mund të jetë më shpejt, mund të jetë tek pragu i derës”, tha Edmond Panariti.

Pandemia e Covid 19 i gjeti të gjithë vendet e qeveritë të papërgatitura ku u prodhuan disa vaksina amerikane dhe ruse dhe kineze, dilnin studime e protokolle mjekësore që shpesh hodhën poshtë njëra tjetrën.

“Të gjithë vendet duhet të bien dakord si në menaxhimin por edhe protokollet mjekësore që do të përdoren”, tha Panariti.

Finalizimi i këtij dokumenti do të bëhet në asamblenë e Organizatës Botërore në 18 maj të këtij çka do ta shndërrojë atë në një dokument zyrtar të detyrueshëm për të gjithë vendet anëtare të OBSH.

Top Channel