Pamje të rënda/ I mbuluar nga gjaku, momenti i arrestimit të terroristit të sulmit në Moskë, i presin veshin dhe e detyrojnë të…

24/03/2024 13:40

Një video prej disa sekondash e publikuar në rrjetet sociale dhe e ripublikuar nga media ruse Meduza dhe faqja bjelloruse Nexta tregon arrestimin e një prej të dyshuarve për sulmin terrorist në Crocus të Moskës.

Në pamjet e rënda shihet kur njëri prej ushtarëve i pret veshin e djathtë të arrestuarit dhe e detyron ta hajë.

Vërtetësia e videos, si dhe lidhja e saj me arrestimet për masakrën në Moskë nuk mund të verifikohet për momentin.

Kliko për të parë videon

24 marsi në Rusi është shpallur ditë zie kombëtare, për të kujtuar viktimat e sulmit në sallën e koncerteve në periferi të Moskës, në të cilin mbetën të vdekur 133 persona.

Sipas autoriteteve 154 persona janë plagosur në sulm, ndërsa të paktën tre fëmijë janë në mesin e të vrarëve.

Sulmi i 22 marsit është më i rëndi për Rusinë, prej vitit 2004, kur një sulmues mori peng 1.000 persona në një shkollë në Beslan, ku mes 333 vdiqën, gjysma e tyre fëmijë.

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 22 marsit, kur katër sulmues kanë hyrë në sallën Crocus City dhe kanë r sulmuar, teksa njerëzit prisnin nisjen e koncertit.

Rusia ka arrestuar 11 persona që dyshohen se kanë pasur lidhje me sulmin, përfshirë katër sulmuesit e dyshuar.

Ministria e Brendshme e Rusisë ka thënë se katër sulmuesit e akuzuar janë shtetas të huaj.

Agjencia e lajmeve e lidhur me IS-in, Amak,  ka publikuar më 23 mars një fotografi me katër burrat të cilët sipas tyre kanë kryer sulmin.

Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se vdekjet janë shkaktuar si pasojë e të shtënave në sallë dhe asfiksisë, si pasojë e djegies së materialeve, pasi autorët i vunë zjarrin vendit.

Top Channel