Nico Williams: Jam i lumtur për vëllanë tim, Inaki zgjodhi Ganën sepse ia kërkoi gjyshi

24/03/2024 17:28

Sulmuesi i Athletic Bilbao-s, Nico Williams, sqaroi edhe njëherë faktin se pse vëllai i tij Inaki zgjodhi të luajë me Ganën, ndërsa ai vetë me Spanjën, me vëllezërit që kështu janë pjesë e dy kombëtareve të ndryshme.

Nico theksoi se ishte gjyshi i tyre që i kërkoi Inaki-t të luajë për Ganën, ndërsa shtoi se ndjehet i lumtur për zgjedhjen e të vëllait.

“Ishte gjyshi im që i kërkoi vëllait tim Inaki të luante për Ganën dhe të dy janë shumë krenarë për këtë. Vendimi ishte i tij dhe jam i lumtur që Inaki është me Ganën”, tha Nico Williams./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA