“Ndryshojmë me Suedinë”/ Sylvinho flet në prag të miqësores së nesërme: Duhet të jemi të bashkuar

24/03/2024 17:48

Pas humbjes në miqësoren me Kilin, Kombëtarja shqiptare udhëtoi drejt Stokholmit për ndeshjen me Suedinë.

Trajneri Sylvinho, në prag të kësaj sfide, tha kjo me nordikët, ashtu si ajo me Kilin, është për të provuar lojtarët.

“Ne duhet të kuptojmë diçka, që kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur. Kemi dy ndeshje shumë të vështira, që kemi kërkuar. Jo vetëm miqësore që të luajmë, por të provojmë se ne duhet të përgatitemi për një Europian. Është e paevitueshme që lojtarët e mendojnë listën, në jetë e dimë siç është. Por për ta është momenti të japin gjithmonë si skuadër dhe kjo është ajo që u bëjmë të qartë për të gjithë. Punojmë të gjithë bashkë këtu, nuk është individuale. Nesër do të kemi ndryshim në formacion, në mënyrë që të gjithë lojtarët të kenë mundësinë të luajnë”.

Më pas, trajneri brazilian nuk ngurroi të japë vlerësimet maksimale për përfaqësuesen suedeze që në pankinë do të ketë një emër si Jon Dahl Thomasson.

“Momenti ynë duhet vlerësuar, duhen marrë shënime dhe të përgatitim në Europian. Suedia është një skuadër shumë e fortë me vlera individuale shumë të forta. Praktikisht në historinë e tyre kam parë Larson, Ljungberg, Ibrahimoviç, shumë të tjerë, histori e bukur futbolli. Ata kanë bërë Europian e Botërorë. E dimë që është ndeshje e vështirë, por duhet të provojmë dhe pastaj kur të kthehemi në Tiranë do të vlerësojmë pak e shumë gjithçka”.

Në fund, Sylvinho tha se futbollistët janë shumë të motivuar dhe se zgjedhja e kundërshtarëve të tillë, si Kili e Suedia, u bë me dëshirë të plotë.

“Djemtë janë shumë të motivuar e karikuar, ne duhet të kuptojmë që nga ana tjetër është një forcë e rëndësishme. E përsërit që i kemi zgjedhur me dashje të tillë. Ne e dimë forcën tonë e duhet të provojmë të përmirësohemi. Ata janë të karikuar, ne kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë në kualifikuese dhe tani kemi ndryshime që duhen përgatitur për Europianin. Ka shumë rëndësi rezultati, gjithmonë, por në këto momente duhet të vlerësojmë gjithçka, provojmë lojtarë. Është moment i bukur”.

Kombëtarja shqiptare do të luajë sfidën me Suedinë këtë të hënë në orën 19:00 në Friends Arena, një sfidë kjo që do të transmetohet në platformën Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA