VIDEO/ Si në kohërat e vjetra, Zidane sjell nostalgji me klasin e tij në ndeshjen mes legjendave të “galaktikëve” dhe Portos

23/03/2024 16:52
Zinedine Zidane përballë Portos

Francezi Zinedine Zidane, edhe pse tashmë 51 vjeç duket se ende i ka disa “trike” të vjetra të futbollit që nuk i harron lehtë.

Në një ndeshje bamirësie mes legjendave të Real Madrid dhe atyre të Portos që u zhvillua sot në “Santiago Bernabeu”, Zidane ka treguar se klasi i tij si futbollist nuk ka humbur pavarësisht se ka një kohë të gjatë që është shkëputur nga futbolli.

Francezi bëri disa triblime dhe pasiem të bukura që ngritën në këmbë tifozët e pranishëm në Bernabeu.

Top Channel