Tragjedia e madhe greke, “Elektra” e Sofokliut, ka folur shqip këtë fundjavë në Lezhë.
Kjo dramë e cila tregon historinë e Elektrës, një fëmijë i etur dhe paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj, u vu në skenën e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue” Lazri, nga teatri shtëtites “Çajupi” me pjesëmarrjen e 12 aktorëve dhe me regji të Kiço Londos.
Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja vjen më aktuale se kurrë, duke zbuluar pasojat e zemërimit të pakontrolluar dhe fuqinë e harruar të faljes.
Tragjedia trajton historinë e Elektrës, fëmijë i etur dhe paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj.
Në këtë botë, Elektra zgjedh të jetë e vetmja qelizë e ndërgjegjes së gjallë, që nuk do të pushojë së denoncuari imoralitetin dhe hipokrizinë në përjetësi.
Drama “Elektra”, zgjati për rreth 90 minuta duke tërhequr vëmendjen e spektatorit, ndërsa në ditët në vijim do të udhëtojë edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Top Channel