Masakra me qindra të vrarë në Moskë, ISIS publikon foton: Këta janë luftëtarët tanë që kryen sulmin

23/03/2024 16:33
Luftëtarë të ISIS

Shteti islamik ISIS, ka reaguar sërish për sulmin terrorist të mbrëmjes së djeshme (22 mars) në një sallë koncerti në Moskë ku njerëz të armatosur vranë 143 persona dhe plagosën 100 të tjerë, 16 prej tyre në gjendje të rëndë.

Së fundmi ISIS ka publikuar një foto ku pretendon se janë autorët e masakrës. Në foto fytyrat e tyre janë të mbuluara. Në shënimin e publikuar së bashku me foton shkruhet se sulmi është pjesë e luftës kundër atyre që luftojnë Islamin.

Deri më tani, Rusia ka arrestuar 11 persona si të dyshuar për masakrën, ndërsa 4 prej tyre dyshohet se janë përfshirë drejtpërdrejt në sulmin me armë ndaj civilëve.

Top Channel