Holiday tremb Celtics: Nuk e di se kur do të rikthehem, ndiej ende dhimbje

23/03/2024 20:21

Basketbollisti i Boston Celtics, Jrue Holiday është duke përjetuar atë që në gjuhën e basketbollit quhet “dead arm”.

Lojtari u lëndua në shpatull gjatë ndeshjes ndaj Washingotn Wizard, të dielën e shkuar dhe që nga ai moment 33-vjeçari ka humbur tre ndeshje radhazi në elitën amerikane. Holiday ka ende dhimbje nga ai dëmtim dhe mbetet e paqartë koha e riaftësimit të tij.
Në një intervistë së dhënë së fundmi, lojtari i Celtics nuk dha asnjë detaj se kur do të jetë sërish në parket për 17-herë kampionët e NBA:

“Kam ende dhimbje, jam duke marrë kujdes mjekësor, por gjëja më e mirë për të kaluar këtë dëmtim është të pushoj dhe pak. Po përparoj në rikuperim, por nuk e di se kur do të rikthehem”-deklaroi lojtari.

Në sezonin e tij të parë me Celtics, Holiday ka qenë një titullar i padiskutueshëm. Basketbolli ka një mesatare prej 12 pikësh për ndeshje. Vlen të theksohet se 45 % e realizimeve të tij kanë ardhur si rezultat i goditjeve për 3./SuperSport

Top Channel