Franca e pëson pas 7 sekondave lojë, befasohet me një eurogol nga talenti i Leverkusenit

23/03/2024 21:32
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann

Mbrëmjen e sotme Franca dhe Gjermania përballen në ”Parc Olympique Lyonnais” të Lyonit, në një miqësore që pritet të prodhojë gola, emocione dhe spektakël.

Ndeshja ka nisur vrullshëm pasi vetëm pas 7 sekondave lojë, talenti i Leverkusen, Florian Wirtz ka shënuar golin e parë me kombëtaren duke ndëshkuar Francën.

Ndërkohë, kjo ishte edhe mënyra më e mirë për rikthimin e mesfushorit Toni Kross i cili dha asist për golin e shpejtë.

Top Channel