Aksident i frikshëm në Teksas/ Betoniera përplaset kokë më kokë me autobusin e shkollës, 2 viktima dhe rreth 40 të plagosur, disa në gjendje të rëndë

23/03/2024 07:50

Dy persona humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën në një aksident automobilistik në një autostradë në Teksas.

Sipas mediave të huaja, një betoniere doli nga korsia dhe u përplas kokë më kokë me një autobus shkolle në një autostradë në kontenë Bastrop, në verilindje të Austin.

Një fëmijë në autobus ka humbur jetën menjëherë, ndërsa ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës që ndodhej pas autobusit të shkollës dhe u përplas me të pasi nuk frenoni në kohë. Autobusi i shkollës mbante 44n vogëlushë dhe 11 të rritur që po ktheheshin nga një udhëtim në një kopsht zoologjik.

Katër të plagosurit, gjendja e të cilëve u cilësua si kritike, u dërguan me helikopter në spital. Gjashtë të lënduarit e tjerë në gjendje të rëndë janë transportuar me autoambulanca, ndërsa të lënduarve të mbetur iu është dhënë ndihma e parë në vend dhe disa janë dërguar në spitale për ndihmë të mëtejshme mjekësore.

Top Channel