Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen, ‘vetëm nëse dëshiron opozita’.
Gjatë një konference për mediat, Kurti tha se në të kundërtën, nuk ka arsye për zgjedhje sepse ‘Qeveria është shumë e mirë’.
“Së pari, unë nuk kam deklaruar ashtu po jam përgjigjur në pyetjen që më ka bërë gazetarja. Po të mos ekzistonte pyetja e gazetares nuk do të ekzistonte as përgjigja ime.
Pse më ka pyetur gazetarja sepse ka presupozuar dëshirë të opozitës.
Nëse nuk do të kishte dëshirë të opozitës, nuk do të kishte pyetje të gazetares.
Unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme, mund ta bëjmë shpërndarjen e Kuvendit. Nëse opozita është rehat, ne jemi rehat.
Jemi rehat me punën që bëjmë.
Vetëm nëse opozita do zgjedhje, jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje, po nuk ka pse të rrëzohet Qeveria. Qeveria e mbarë dhe e mirë vazhdon”, tha Kurti.
Top Channel