Pas publikimit nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të disa pamjeve që tregonin njësi të specializuara të Serbisë disa metra larg kufiri, Beogradi zyrtar reagoi duke i hedhur poshtë pretendimet e ndonjë qëllimi të fshehur nga ana e tij.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Nemanja Starovic, tentoi të justifikohej duke e cilësuar këtë thjesht një  patrullim të rregullt. “Alarmi pa baza i shërben shumë mirë qëllimit të Kurtit, sepse shpërqendron vëmendjen nga vuajtjet e popullit serb nën grushtin e tij të hekurt dhe e përshkruan Kosovën si viktimë të ndonjë “pushtimi” të imagjinuar që nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë. Për ta përsëritur edhe një herë, me zë të lartë dhe qartë, forcat e armatosura serbe nuk kanë hyrë kurrë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe nuk do të hyjnë kurrë, derisa të lejohet nga KFOR-i, siç parashikohet në rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, ka shkruar ai.

Në Prishtinë ndërkohë, ky zhvillim shihet me shqetësim. Kreu i Institutit Octopus, Agim Musliu thotë se lëvizje të tilla ushtarake duhen parë si përgatitje për akt agresioni. Pas dështimit të agresionit në 24 shtator 2023 në Banjskë, Serbia mund të provokojë tani edhe me forca zyrtare”, thotë Musliu. Deklarata e presidentit serb Aleksandar Vuçiç para disa ditësh se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar, nuk la indiferente autoritetet në Kosovë por as ato ndërkombëtare.

Kosova dhe Serbia kohët e fundit kanë ashpërsuar retorikën ndaj njëra tjetrës dhe për këtë, komuniteti ndërkombëtar po bën përpjekje që të ulë serish në një tavolinë diskutimi palët në kuadër të dialogut për të zbatuar një marrëveshje për normalizim të raporteve të arritur një vit më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA