Pas publikimit të disa pamjeve nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kuti, të cilat pretendohet se tregojnë njësi të specializuara të ushtrisë serbe bëjnë duke bërë lëvizje në afërsi të kufirit me Kosovën, më saktësisht pranë fshatit Banjë të Zubin Potokut, ekspertët paralajmërojnë se ato duhen marrë seriozisht.
“Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, shkruante Kurti.
Tani, kreu i Institutit Octopus, Agim Musliu thotë se lëvizje të tilla ushtarake duhen parë si përgatitje për akt agresioni. Pas dështimit të agresionit në 24 shtator 2023 në Banjskë, Serbia mund të provokojë tani edhe me forca zyrtare”, thotë Musliu. Deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçiç para disa ditësh se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar, ngjalli shqetësime dhe reagimin e menjëhershëm të autoriteteve të Kosovës, por edhe ndërkombëtarëve.
Kosova dhe Serbia kohët e fundit kanë ashpërsuar retorikën ndaj njëra tjetrës dhe për këtë, komuniteti ndërkombëtar po bën përpjekje që të ulë serish në një tavolinë diskutimi palët në kuadër të dialogut për të zbatuar një marrëveshje për normalizim të raporteve të arritur një vit më parë.
Top Channel