Tensionet Prishtinë-Beograd, reagon ndihmëssekretari amerikan: Vuçiç e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës, do të ishte i papranueshëm

22/03/2024 14:48

Ambasadori James O’brien Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, në një bashkëbisedim online nga Washingtoni me gazetarët dha qëndrimin e qeverisë amerikane për shqetësimin e kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me disa stërvitje ushtarake serbe në kufi me Kosovën.

Në Serbi presidenti Vucic e din fare mirë se çdo përdorim force kundra Kosovës, do të jetë e papranueshme dhe do të konsiderohet si rrezikim i jetës për trupat e NATO-S, të cilat janë atje për të mbrojtur popullsinë, qofshin ata serbë etnik apo Shqiptarë. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës. Po, ne jemi duke i ndjekur stërvitjet ushtarake por elementi kryesorë, këtu është se të dyja palët, duhet të ulin tensionet në rajon. Dhe kjo është e lidhur me veprime nga këto stërvitje“-u shpreh ambasadori O’Brien.

Ndihmës-sekretari amerikan komentoi edhe përplasjen më të fundit të kryeministrit Albin Kurti me aleatët për çështjen e përdorimit të Dinarit.

“Çfarë ne presim në ditët e ardhshme nga qeveria e Kosovës hedh hapa për të cilat është dakortësuar më parë me komunitetin ndërkombëtar. Për sa i përket çështjes të Dinarit. Asnjë qeveri nuk duhet ti japë fuqi vendimeve të cilat ndëshkojnë qytetarët e saj. Ne shikojmë se në veri të Kosovës ka vështirësi për qytetarët në blerjen e gjërave që u nevojiten në të përditshmen e tyre. Kjo nuk është një qeverisje efektive në veprim.”

E kështu theksoi ambasadori O’brien ne miqtë e Kosovës kërkojnë që ky dekret duhet të ndryshojë e të zbatohet në atë mënyrë që lejon njerëzit të paguajnë për çfarë u duhet e të vijojnë jetën e përditshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA