Të shtëna me armë zjarri në një sallë koncertesh në Moskë, të paktën 115 viktima! Detajet e para

22/03/2024 19:02

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Moskë, ku u raportua për të shtëna me armë.

Mediat ruse shkruajnë se 115 persona që kanë humbur jetën, por ende nuk ka një raportim zyrtar. Ndërkohë raportohet për qindra të plagosur.

TASS shkruan se të shtënat ndodhen në një sallë koncertesh. Crocus City Hall ndodhet në Krasnogorsk të Rajonit të Moskës.

Ekipet speciale ruse kanë mbërritur në vendngjarje ku u raportua se 3 persona të armatosur kishin hapur zjarr ndaj të pranishmëve.

Në momentin e sulmit qindra persona që ishin të pranishëm në sallën e koncerteve u evakuuan, ndërsa çatia e godinës është djegur dhe rrezikon të shembet ndërkohë që brenda ka ende njerëz.

Aktualisht po zbardhen informacionet për rrethanat e ngjarjes, si dhe për viktimat e mundshme.

Top Channel