Sulmi me 115 të vdekur në Moskë, si e paralajmëroi dy javë më parë ambasada amerikane

22/03/2024 20:33

115 viktima besohet të ketë shkaktuar një sulm në një sallë koncertesh në Krasnogorsk, pranë Moskës.

Pak më shumë se dy javë më parë, më 7 mars, ambasada amerikane në Moskë lëshoi ​​një alarm sigurie pasi mori raporte se “ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë, për të përfshirë koncerte”.

Në atë kohë, qytetarët amerikanë u këshilluan “të shmangnin grumbullimet e mëdha gjatë 48 orëve të ardhshme”.

Ndërkohë, ajo që dihet deri më tani është se disa persona dyshohet të kenë hapur zjarr në sallën Krokus City Hall, përpara fillimit të një koncerti të grupit muzikor, Piknik. Ekipet speciale ruse kanë mbërritur në vendngjarje ku u raportua se 3 persona të armatosur kishin hapur zjarr ndaj të pranishmëve.

Në momentin e sulmit qindra persona që ishin të pranishëm në sallën e koncerteve u evakuuan, ndërsa çatia e godinës është djegur dhe rrezikon të shembet ndërkohë që brenda ka ende njerëz. Autorët e armatosur, kanë hedhur granatë mes të pranishmëve të cilët të alarmuar kanë vrapuar për të dalë nga salla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA