VIDEO/ Sulmi me armë në sallën e koncertit në Moskë, njerëzit të alarmuar vrapojnë të shpëtojnë jetën! 115 të vdekur dhe 100 të plagosur

22/03/2024 19:50
Një prej të pranishmëve filmon momentin e sulmit me armë

Detaje të reja janë mësuar nga sulmi me armë në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë. Mediat e huaja shkruajnë se numri i të vrarëve ka shkuar në 115 persona ndërsa 100 të tjerë raportohet të jenë plagosur.

Ekipet speciale ruse kanë mbërritur në vendngjarje ku u raportua se 3 persona të armatosur kishin hapur zjarr ndaj të pranishmëve.

Në momentin e sulmit qindra persona që ishin të pranishëm në sallën e koncerteve u evakuuan, ndërsa çatia e godinës është djegur dhe rrezikon të shembet ndërkohë që brenda ka ende njerëz.

Autorët e armatosur, kanë hedhur granatë mes të pranishmëve të cilët të alarmuar kanë vrapuaqr për të dalë nga salla.

Në pamjet e publikuara në rrjetin social “X” shihet teksa një prej të pranishmëve regjistron momentin e sulmit të rëndë.

Më 7 mars të kaluar, ambasada amerikane në Moskë paralajmëroi për sulme të mundshme terroriste brenda 48 orëve, veçanërisht në vendet e mbushura me koncerte.

Top Channel