Pelegrinë në teqenë e Cakranit/ Besimtarët vizitojnë vendet e shenjta në ditën e Sulltan Novruzit

22/03/2024 15:10

Teqeja e “Baba Selimit” në Hambar të Cakranit, si çdo vit, ka mbledhur me qindra besimtarë për Sulltan Nevruz.

Që në orët e para të mëngjesit me automjetet e tyre të panumërta janë drejtuar drejt vendit të shenjtë për t’iu bashkuar pelegrinazhit dhe riteve të kësaj dite. Administratori i teqesë, Hekuran Isufi, tregon se ky vend vizitohet nga mijëra besimtarë nga të gjitha skajet e vendit  të cilët ndezin qirinj, dhe bëjnë kurban duke theksuar se regjimi i mëparshëm nuk mundi të shuante respektimin e riteve fetare të cilat respektoheshin fshehurazi.

Ndërsa kryeplaku i fshatit Hambar, Ramadan Zeqaj , tregon se kësaj dite i bashkohen edhe emigrantë që kthehen në atdhe vetëm për këtë festë.

Simbolika e ditës së “ Sulltan Nevruzit” përfaqëson pranverën dhe ringjalljen e shpresës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA