Operacion antidrogë në Tiranë/ Autorët tentojnë të godasin policët me makinë, ‘blutë’ qëllojnë në drejtim të tyre, një i plagosur (EMRI)

22/03/2024 08:25

Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Trafikantët nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe tentuan të godasin policët me automjet.

Policia ndodhur në këtë situatë është detyruar të qëllojë në drejtim të tyre.

I plagosur ka mbetur njëri prej trafikantëve i cili ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ai është identifikuar si Enea Sulejmani, 30 vjeç.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat policia ka sekuestruar 1 kg kokainë.

Në pranga janë vënë tre persona.

Top Channel