Madrilenët të sigurt për transferimin e tij, flet Mbappe: Ja kur do të zbuloj gjithçka

22/03/2024 18:54
Kylian Mbappe

Në verë, futbollisti francez Kylian Mbappe pritet të largohet nga Paris Saint Germain. Sulmuesi ua ka komunikuar këtë vendim drejtuesve të klubit dhe presidentit Al Khelaifi.

Deri më tani, skuadra më e përfolur ku Mbappe mund të transferohet është Real Madrid. Vetë Mbappe, i pyetur nga mediat për të ardhmen e tij, ka bërë me dije se do ta zbulojë gjithçka para nisjes së kampionatit “Euro 2024”.

“Nuk kam njoftuar asgjë sepse nuk ka asgjë për të njoftuar. Do të zbuloj të ardhmen time para Kampionatit Evropian”– është shprehur sulmuesi i talentuar.

Top Channel