Java e ardhshme konsiderohet e një rëndësie kyçe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
Mediat në Prishtinë njoftojnë se takimi i Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që ka në rend dite kërkesën e Kosovës, do të mbahet në 27 mars. Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e Këshillit të Evropës thuhet se “referuar emailit tuaj, pika është në rendin e ditës të Komisionit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare javën e ardhshme”.
“Pasi të miratohet nga Komisioni, draft opinioni duhet të diskutohet dhe miratohet nga Asambleja”, bën të ditur nga Këshilli i Evropës. Në axhendën e Komisionit për Politikë dhe Demokraci do të jetë është opinioni statutor mbi aplikimin për anëtarësim të përcaktuar në letrën e datës 12 maj 2022 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, në përputhje me Rezolutën Statutore, dhe raportuese është politikania greke Dora Bakoyannis.
Prishtina zyrtare më herët i dha dritën jeshile zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, lëvizje kjo që u përshëndet ne Bruksel. Për këtë lëvizje, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, sic pohoi më herët dhe vetë Albin Kurti, i dërgoi një notë verbal Këshillit të Europës. “Qeverisë i është bërë e qartë nga Komiteti i Asamblesë Parlamentare që ne duhet të zgjedhim ndërmjet dy opsioneve…. të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja përpara ose të përballemi me heqjen e çështjes së Kosovës nga axhenda e anëtarësimit”, pohoi Kurti.
Hapi i parë i suksesshëm në këtë nismë të saj u shënua në 24 prill me vendimin e Komitetit Ministror të KiE për t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.
Top Channel