Jo vetëm Shqipëria e madhe, në fushë zbresin edhe kuqezinjtë e Bushit

22/03/2024 11:40

Jo vetëm Shqipëria e madhe, por edhe ajo e Shpresave do të zbresë në fushë këtë të premte. Kombëtarja U21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi pret në Air Albania, Finlandën, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2025.

Kuqezinjtë aktualisht janë në vendin e tretë të klasifikimit me nëntë pikë pas pesë ndeshjesh në Grupin E. Finlanda është një prej skuadrave që i ka shkaktuar humbje Shqipërisë në këtë edicion kualifikues teksa kuqezinjtë do të tentojnë “hakmarrjen” për atë disfatë me shifrat 4-1 në Turku të Finlandës.

Ky grup kryesohet nga Zvicra me 11 pikë, Rumania me 10 pikë ndërsa në vend të katërt renditet Finlanda, Mali i Zi dhe Armenia./Super Sport

Top Channel