Jasir Asani “ndez” atmosferën para ndeshjes me Kilin: Të bashkuar mund të bëjmë gjithçka

22/03/2024 16:54

Sulmuesi Jasir Asani duket se është gati për ndeshjen me Kilin sonte në orën 20:45 në Parma të Italisë.

Në prag të përballjes miqësore që do të testojë formën e lojtarëve të grumbulluar nga Sylvinho, Asani ka “ndezur” atmosferën duke shkruar se shqiptarët të bashkuar mund të bëjnë të pamundurën.

“Të bashkuar mund të bëjmë të pamundurën realitet. Tetovë- Shkup – Kumanovë, Forca Shqipëri”– shkruan shkupjani në postimin e bërë në facebook.

Asani u kthyer në një prej lojtarëve kyç kombëtares me ‘eurogolat’ e shënuar në ndeshje të rëndësishme në fazën e grupeve.

Top Channel