Egnatia harron formulën e golave, Kukësi kundërshtari i preferuar

22/03/2024 14:19

Egnatia ka lëshuar shumë terren në javët e fundit, teksa nuk fiton prej 7 ndeshjesh radhazi në kampionat dhe tani ndjen presionin e Vllaznisë që është afruar me vetëm 2 pikë.

Faza e tretë nuk ishet pozitive për rrogozhinasit dhe ky pushim shihet si mundësia më e mirë për të rikthyer qetësinë në skuadër. Pas dy ditëve pushim, trajneri Edlir Tetova ka nisur që të përgatisë skuadrën me dy seanca stërvitore në ditë, pasi tashmë po afron dhe periudha e “final-4”.

Kryesueit e kampionatit po kalojnë një ngërç në shënimin e golit, pasi në këto 7 ndeshje skuadra ka shënuar vetëm 4 gola. Shifra shumë larg dy fazave të para, pasi Egnatia është skuadra që ka shënuar më shumë gola se të gjithë ekipet e tjera, pasi e ka gjetur në 45 raste rrugën e rrjetës.

Ndeshja e radhës për rrogozhinasit do të jetë ndaj Kukësit që vjen në një moment pozitiv pas 2 fitoresh radhazi, por ndaj kuksianëve këtë edicion kanë arritur të marrin 9 pikë duke shënuar 10 gola e duke pësuar vetëm 2. Ndaj verilindorëve, pritet me çdo kusht kthesa, pasi në të kundërt mund të rrezikohet kryesimi i kampionatit pas më shumë se 5 muajsh./Super Sport

Top Channel