Një ish-drejtues ekzekutiv i rrjetit gjigant të produksionit e lojrave online Yoozoo Games, është dënuar sot me vdekje në Kinë për helmimin në vitin 2020 të themeluesit të kompanisë së teknologjisë, e cila ka bashkëpunuar me produksione amerikane si ‘Game of Thrones’ apo seriale të Netflix.
Ish-drejtori Xu Yao kishte helmuar ushqimin e kreut të kompanisë Lin Qi në dhjetor 2020 pas një debati për mënyrën e menaxhimi të biznesit, u tha në gjykatën e Shanghai.
39 vjeçari Lin kishte vdekur10 ditë më vonë dhe police arrestoi Xu pas disa ditë hetimesh.
Katër njerëz të tjerë ishin përfshirë në helmim por mbijetuan, pasi Xu kishte helmuar pijet e tyre në shtator deri në dhjetor 2020 përsëri për debate të ngjashme, u tha në deklaratën e gjykatës.
Kompania Yoozoo zotëron të drejtat e serialit më të njohur fantastik në Kinë “Problemi i Tre Trupave,” ndërsa Xu drejtonte një degë të kompanisë që menaxhonte biznese të lidhura me të, sipas mediave kineze.
Në shtator 2020, kompania i dha të drejtën Netflix të realizonte një përshtatje të trilogjisë kineze, sipas raportimeve vendase.
Yoozoo, ka krijuar gjithashtu lojën interaksive “Game of Thrones: Winter Is Coming,” bazuar në serialin e njohur.
Top Channel