Britanikja njihet me francezin ‘tërheqës’ në trenin e La Mansh, ja çfarë ndodhi mes tyre … (fotot)

22/03/2024 21:29

Saphia nuk preferon të udhëtojë me avion. Ajo është një studiuese e klimës dhe thotë se puna e saj i kërkon një qëndrim etik ndaj fluturimit.

Prandaj kur 26 vjeçarja nga Londra po udhëtonte për në Spanjë në vitin 2012, ajo bashkë me një shoqe zgjodhën hekurudhën nëndetare.

Saphia mori trenin e tunelit të ngushticës me Francën, Eurostar, drejt destinacionit të saj në një festival veror në Spanjë.

“Treni ishte i mbushur,” kujton Saphia. “Në Eurostar, të gjitha vendet janë të rezervuara dhe duhet të qëndrosh ulur”.

Teksa ajo shihte njerëzit që ngjiteshin në tren, një pasagjer i tërhoqi vëmendjen. Ai mbante çantë shpine dhe ishte në moshë të afërt me të.

“Qenka tërheqës,” tha Saphia me vete teksa shihte nga dritarja të huajin që ngjitej në vagonin e saj, që çuditërisht me pas u ul në sediljen pranë saj.

Saphia mundohej të ruante posturën e saj dhe u përshëndet me nje buqëqeshje me udhëtarin.

Bashkë-udhëtari i Saphias në Eurostar ishte një francez në moshë të afërt me të, i quajtur Sylvain (Saphia e Sylvain kanë kërkuar që mbiemrat e tyre të mos përfshihen në këtë artikull të CNN). Sylvain kishte punuar për një vit në Londër por atë natë po kthehej në Francë për të festuar përfundimin e Masterit, dhe ndoshta përgjithmonë.

“Ishte ndoshta dita e fundit e universitetit,” tregon Sylvain për CNN Travel. “Kontrata ime në Londër po përfundonte dhe ko ishte një mundësi për të punuar tjetërkund, unë mendoja të shkoja në Francë”.

Teksa treni hynte e dilte nga tunelet drejt bregdetit britanik, Saphia hidhte sytë herë pas here nga Sylvain.

Por më pas Sylvain vendosi të merrte diçka për të pirë te bari. Kur u ngrit ai u prezantua dhe i kërkoi Saphia nëse donte dhe ajo diçka për të pirë.

Saphia pranoi dhe u ngrit të shkonte me të në vagonin e barit. Ajo mori një çaj ndërsa  Sylvain zgjodhi një birrë. Ata u ulën bashkë.

“Morëm një pije dhe biseduam,” kujton Saphia. “Folëm për Olimpiadën që do të zhvillohen në Londër atë vit, folëm për jetën tonë”.

Saphia i tregoi se ishte rritur në Hull, qyteti port në veri të Anglisë, ndërsa Sylvain foli për fëmijërinë e tij në fshatin francez të Nièvre në rajonin e njohur të verërave franceze Burgundy.

Saphia e Sylvain ndjenin lidhjen që kishin me njëri-tjetrin, aq sa Saphia i nis një mesazh motrës së saj: “Kam njohur një francez bukurosh në tren, të shohim si do të shkojë”.

Shpejt pamjet e natyrës se gjelbër angleze u zëvendësuan nga errësira e tunelit nëntokësor të ngushticës dhe Saphia e Sylvain nisen të diskutonin për dashurinë për udhëtimet.

Sylvain kishte qenë së fundmi për disa kohë në Azi, kurse Saphia tregonte për planet e udhëtimit nëpër Evropë për disa javë pas festivalit.

Biseda mes tyre ishte e lirshme megjithë barrierën e gjuhëve, pengesat e të cilës ata shpesh i kalonin me të qeshura.

Sylvain përpiqej të tingëllonte i lexuar dhe artistik, por shpesh e kuptonte se nuk e kishte idenë për atë që fliste.

Kur Eurostar-i ndaloi në stacionin Gare du Nord në Paris, Sylvain e Saphia morën bagazhet dhe zbritën trenin së bashku. Ata qëndruan për pak në platformë dhe Sylvain i kërkoi nëse donte të pinin diçka në barin aty pranë, ku priste disa miqtë e tij studentë.

Saphia refuzoi duke i thënë se kishte biletën për trenin tjetër, edhe pse një mendje i thoshte ta linte trenin dhe të qëndronte me djalin që gjeti në Eurostar.

Por ajo i rezistoi impulsit dhe vetëm i tha  Sylvain se dëshironte ta takonte përsëri.

Sylvain thotë më vonë se u habit nga aspekti aventurier i karakterit të Saphia.

“Është e vështirë të impresionosh dikë në një udhëtim të shkurtër si ky, por desha ta takoja përsëri, ne kishim një lidhje me njëri-tjetrin, kishte diçka që po ndodhte”.

Kështu që ata u ndanë (me nga një puthje në faqe, kujton Saphia) dhe u zotuan të kontaktojnë në rrjetet sociale

“I dhashë emrin e plotë që të më gjente në Facebook,” thotë Saphia.

Teksa largohej në stacionin e mbushur parizien drejt metrosë së Parisit, Saphia mendonte: “Kjo është një nisje kaq romantike sa është gjynah të mos funksionojë”.

Më vonë në treni e natës nga Parisi, Saphia nuk fjeti por shikonte nga dritarja duke kujtuar takimin me Sylvain.

“Kalova natën duke parë jashtë për të parë nëse ndalonim në vendin ku më tha ai”, dhe kur treni ndaloi në Nièvre që ai kishte përmendur, Saphia buzëqeshi me të madhe e dëshironte të mund t’i shkruante një mesazh.

Ndërkohë edhe Sylvain ishe i lumturuar nga njohja e tij e papritur në tren, edhe pse ishte i bindur se Saphia do të takohej me dikë tjetër në udhëtimet e saj, ose kur të kthehej në Londër, para se ata të kishin një shans për t’u ribashkuar.

“Sigurisht që ajo dukej e shkëlqyeshme, tërheqëse dhe me gjallëri,” tregon i riu.

Sylvain ia përmendi këtë miqve të tij në bar dhe rrjedhimisht ata e vinin në lojë për atë që quanin “Hollywood story”.

Por Sylvain nuk i humbiste shpresat. “Doja të besoja në këtë histori. Mendoja edhe sikur 1 përqind shans të ketë, do të funksionojë”.

Në vitin 2012 celularët inteligjentë po përhapeshin dhe Saphia kishte zgjedhur atë që njihej si “Nokia copë tulle.” Ndërsa në internet lidhej vetëm kur gjente nje kompjuter.

Në festivalin e muzikës në Barcelonë, Saphia hyri në Facebook në kompjuterin e hotelit dhe gjeti mesazhin miqësor nga Sylvain. Ai e kishte dërguar prej një jave, shumë pak pasi ishin ndare.

Ajo u përgjigj menjëherë duke i treguar se nuk kishte akses në internet gjatë rrugës, po i tha se do t’i shkruante kur të kthehej në Londër.

Kur Saphia u kthye në shtëpi ajo komunikoi si duhet me Sylvain. Kësaj here ata këmbyen numrat e telefonit dhe dolën për darkë në një restorant në Islington ne veri te Londres.

Marrëdhënia e tyre e lirshme e trenit u rikthye shpejt dhe ata ishin te gëzuar të shihnin njëri-tjetrin.

“Ishim pak nervozë në fillim por kaloi shpejt,” kujton më vonë Saphia.

Sylvain e Saphia nisën të takoheshin rregullisht, ata shijonin mbrëmje e darka të gjata me njëri-tjetrin, duke treguar për jetën e tyre.

Për Sylvain njohja me Saphia ishte një arsye për të qëndruar në Britani, por e dinte se mud të mos ishte e mundur. Ai po bënte intervista pune në të dyja vendet.

Ai ia shpjegoi situatën Saphia dhe megjithe lidhjen e tyre, te dy vendosën t’i merrnin gjërat me ngadalë.

Dhe në fakt në shtator 2012, Sylvain gjeti punë në Paris e u vendos aty, por bashkë me Saphia nuk hoqën dorë nga lidhja e tyre.

Kështu nisi ajo që Sylvain quan “etapa e dytë e historisë tonë ne distancë.”

“Ne udhëtonim çdo javë për të qenë me njëri-tjetrin, ose cdo dy javë, një herë njëri, një herë tjetri”.

Kjo zgjati rreth dy vjet derisa më në fund Sylvain gjeti punë në Londër.

Natën që mori punën e re Sylvain doli të festonte më miqtë në Paris.

Mes pijeve ai u tregoi se donte t’i propozonte Saphia. Ai kishte dashur të priste pak që ata të jetonin në të njëjtin vend, për t’u siguruar që ishte momenti duhur.

Në 2016 Sylvain e Saphia u martuan, kur në Britani ndodhi Brexit, duke sjellë dyshime mbi çiftin e ri. Sylvain aplikoi për qytetarinë britanike ndërsa Saphia e kishte siguruar qytetarinë franceze.

Sylvain i propozoi ne stacionin St. Pancreas ne Londer

Por rrjedhimisht vendet e tyre të punës dhe miqtë ndërkombëtarë, bënë që Saphia e Sylvain të mbeteshin në Britani.

Në 2019, ata lindën fëmijën e tyre të parë dhe çifti u vendosën në qytetin e lindjes së Saphia, Hull, ku jetojnë bashkë edhe sot.

Pas një viti ata lindën një fëmijë të dytë, të cilët te dy kanë qytetari të dyfishtë dhe flasin rrjedhshëm frëngjisht e anglisht.

Saphia thotë se i vjen për të qeshur sa herë kujton mesazhin që i dërgoi motrës në tren për “francezin tërheqës” që u kthye në bashkëshortin e saj.

“Besoj se dhe po të më kishin thënë atëherë se me këtë burrë do të martohesh, do të kisha thënë ‘po’”, insiton Saphia.

“Asokohe isha në një mendësi aventure, çdo gjë më dukej e mundur. Por ndoshta kishte diçka në mendjen time që më thoshte se do të funksiononte në një farë mënyrë”. /CNN/Francesca Street/Përgatiti per TCH: Andi Lamko/

FOTO GALERI
1/3
Saphia e Sylvain ne muajin e mjaltit ne Firence

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA