Artisti i njohur, tenori Gjergj Sulioti ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Gjergji Sulioti u lind në Korçë në 29 gusht 1950 në një familje me tradita në kulturën muzikore.

Ai ka qenë një nga Tenorët kryesorë të Teatrit të Operas dhe Baletit ka interpretuar rolet kryesore në opera si: Karmen, Maleve për liri, Pagliaç i, Tosca, Rigoletto, Il trovatore, Aida, Paja, Otello, Nëna e trimave, Celula e kuqe, Karnavalet, Lulja e kujtimet, Berberi i Seviljes, Goca e Kaçanikut, Vjosa, Toka Jonë, Skenderbeu, Traviata, Borana, Zgjimi , Liceistët, Nëna e trimave etj. Ka bashkëpunuar në skenë si dhe i kanë shkruar këngë emrat më të mëdhenj në artin shqiptar si: Çesk Zadeja, Tish Daija, Lefter Çipa, Avni Mula, Ramiz Kovaçi, Xhoni Athanas, Vaçe Zela, Agim Krajka, Dritero Agolli, Ismail Kadare, Pjetër Gaci, Ferdinand Deda, Agim Prodani, Luan Zhegu, Zhuliana Jorganxhi, Spartak Tili etj.

Të trishtë për ndarjen nga jeta e tenorit Gjergj Suljoti! I lindur në një familje intelektualësh dhe muzikantësh korçarë, Suljoti vazhdoi rrugën e muzikës, duke u diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve. Më 1978 u emërua solist në TKOB.

Krahas punës si solist në Opera dhe Ansambël, ai nuk u shkëput kurrë nga muzika e lehtë, duke marrë pjesë në shumë Festivale, si ato të fundvitit, por edhe Koncertet e Majit.

Por në karrierën e tij operistike ai ka luajtur personazhet më të rëndësishëm të historisë sonë, si roli i Trimorit nga opera “Goca e Kaçanikut e vitit 1979 dhe roli i Mujit nga opera ‘’Vjosa’’ e Tish Daisë, e vitit 1980, që i shkonin aq mire natyres se tij. Ne 1982, mori pjesë në operën ‘’Skenderbeu’’, në të cilën interpretoi rolin e Lekë Dukagjinit.

Për ne, dhe miqtë e bashkëpunëtorët e tij në TKOB, ai mbeti përherë “Loni” nga opereta “Karnavalet e Korçës” një rol që Gjergji i dha maksimumin, për ta krhyer në një personazh të dashur për publikun.

Lamtumirë Gjergj Suljoti, ngushëllime familjes dhe miqve!”-thuhet në reagimin e ndjerë të TOKB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA