Peshëngritja vazhdon traditën! Pas Çaljes edhe Qerimaj, Shqipëria me një tjetër medalist

21/03/2024 15:50

Pas Çaljes dhe Qerimajt, Shqipëria ka një tjetër medalist europian.

Shqipëria tashmë ka zyrtarisht një nënkampion europe në peshëngritje, që nuk quhet as Briken Çalja dhe as Erkand Qerimaj. Ai është Kristi Ramadani, një prej elementëve që konsiderohet si e ardhmja e sportit të peshëngritjes shqiptare bashkë me disa element të tjerë edhe më të rinj.

Kampionati Europian ka përfunduar prej disa javësh, por zyrtarizimi i medaljeve dhe pozicionit në këtë sport, vjen pas përgjigjes së analizave antidoping. Një situatë jo komode për një sportist të ri, ku rivalët e përfolën gjatë çështjen e analizës së tij, një kopje të së cilës e disponon Top Channel.

Top Channel