“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, Lewandowski habitet nga talenti i Barcelonës: Nuk je 16 vjeç, mos më bëj për budalla

21/03/2024 20:30
Lewandowski dhe Cubarsi

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski është shprehur i habitur nga 16 vjeçari Pau Cubarsi i cili ka luajtur deri më tani 13 ndeshje për katalanasit duke u kthyer në surprizën e sezonit, gjë që bëri që ai të ftohej edhe nga kombëtarja e Spanjës.

Mbrojtësi i ri po merr gjithnjë e më shumë besim nga Xavi, ndërsa të gjithë “veteranët” e ekipit kanë mbetur të habitur nga pjekuria e tij në fushë.

Në ndeshjen kundër Betis, ku Barcelona fitoi me rezultat 4:2, Cubarsi luajti aq mirë sa Robert Lewandowski e mori mënjanë në dhomën e zhveshjes dhe e pyeti sa vjeç ishte.

Biseda mes Lewandowskit dhe Cubarsit:

Lewandowski: Si je, një pyetje: Sa vjeç je?

Cubarsi: Jam 16 vjeç.

Lewandowski: Të kërkova të më thuash sa vjeç je. Mos më bëj budalla.

Cubarsi: Betohem që jam 16 vjeç.

Lewandowski: Nuk mund ta besoj që keni luajtur një lojë të tillë në moshën 16-vjeçare. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë.

Top Channel