Morata: Grup shumë i vështirë! Kroacia është konkurruese, Shqipëria ka skuadër të jashtëzakonshme

21/03/2024 16:50

Sulmuesi i Atletico Madrid dhe i kombëtares spanjolle, Alvaro Morata, ka folur së fundmi për Europianin Gjermani 2024, me ekipin e tij që është në një grup me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.

Sipas Morata-s kualifikimi ka për të qenë shumë i vështirë, pasi jo vetëm Spanja e Italia janë të fortë, por sipas tij Kroacia ka gjen konkurrues, ndërsa Shqipëria tregoi se ka një skuadër spektakolare.

“Mendoj se Spanja dhe Italia eci përpara, por unë duhet të shtoj se kushdo që kualifikohet nga grupi ynë do të shkojë larg, megjithatë ka për të qenë shumë e vështirë. Kroacia ka një gjen të jashtëzakonshëm konkurrues. Ndërkohë Shqipëria kishte një grup spektakolar në kualifikuese. Problemi është se nuk mund të gabosh, nëse humb një rast, je menjëherë nën presion. Megjithatë si kapiten unë them se kjo Spanjë ka një grup të madh”-deklaroi Alvaro Morata./ Super Sport

Top Channel