Kush e dëmtoi muralen e Banksyt? Njerëzit vazhdojnë të vizitojnë veprën në veri të Londrës

21/03/2024 12:26

Turmat e njerëzve vazhdojnë të mblidhen rreth muralit të artistit britanik të rrugës Banksy në veri të Londrës, brenda pak ditësh, u dëmtua me bojë të bardhë.

Boja ka deformuar veprën e artit në ngjyrë të gjelbër të ndezur. Autoritetet thanë se kanë vendosur masa të përkohshme për të mbrojtur muralen.

Muralja në formën e një trungu peme, u shfaq papritur tri ditë më parë në një ndërtesë në veri të kryeqytetit anglez dhe besohet se është krijim i artistit të famshëm të rrugës, Banksy.

Autorësia e murales që tregon një pemë më kurorën e prerë në sfondin e godinës së lyer me bojë të gjelbër, nuk është konfirmuar plotësisht, megjithatë banorët lokalë nuk kanë asnjë dyshim madje i thanë agjencive të lajmeve se janë “krenarë dhe të lumtur” që artisti anonim, i vlerësuar në mbarë botën, zgjodhi pikërisht rrugën e tyre për krijimin më të fundit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA