Festivali lashtë i Novruzit nis celebrimet në Persi, Kaukaz e Azinë qendrore (fotogaleri)

21/03/2024 18:39
Vajza kirgize në kostume tradicionale duke celebruar Novrusin në Bishkek, Kirgistan. [Foto: Igor Kovalenko/EPA]

Rreth 300 milionë besimtarë bektashinj në të gjithë botën celebrojnë sivjet Vitin e Ri Persian ose ndryshe festën e Novrusit, e cila në Shqipëri mbahet nesër më 22 mars.

Novruz – që do të thotë “Ditë e Re” – është një festival i lashtë që celebron ditën e parë të pranverës në zonat Persisë, Lindjes së Mesme, Kaukazit e Azisë qendrore.

Eventi celebrohet gjithashtu në Ballkan e në basenin e Detit të Zi, thuhet në një foto-reportazh të rrjetit të Katarit, Al Jaseera.

Festivali që zgjat zakonisht 13 ditë e ka origjinën te Zoroastrianizmi, feja e praktikuar në Persi edhe më herët se Islami e Kristjanizmi, shkruan Al Jaseera.

Ajo është listuar mes eventeve të trashëgimisë kulturore botërore dhe shënon influencën persianë në vende si Afganistan, Azerbaixhan, Indi, Iran, Kirgizstan, Kazakistan, Pakistan, Turqi, Taxhikistan, Turkmenistan e Uzbekistan./Al Jaseera/

Sirianët kurdë gjithashtu festojnë Novruzin me pishtarë në qytetin Qamishli në verilindje të Sirisë. [Foto: Delil Souleiman/AFP]

FOTO GALERI
6/10
Zjarr i celebrimeve të Novruzit në Kirkuk, Irak. [Foto: Ali Makram Ghareeb/Anadolu via Getty Images]

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA