Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Rreth 300 milionë besimtarë bektashinj në të gjithë botën celebrojnë sivjet Vitin e Ri Persian ose ndryshe festën e Novrusit, e cila në Shqipëri mbahet nesër më 22 mars.
Novruz – që do të thotë “Ditë e Re” – është një festival i lashtë që celebron ditën e parë të pranverës në zonat Persisë, Lindjes së Mesme, Kaukazit e Azisë qendrore.
Eventi celebrohet gjithashtu në Ballkan e në basenin e Detit të Zi, thuhet në një foto-reportazh të rrjetit të Katarit, Al Jaseera.
Festivali që zgjat zakonisht 13 ditë e ka origjinën te Zoroastrianizmi, feja e praktikuar në Persi edhe më herët se Islami e Kristjanizmi, shkruan Al Jaseera.
Ajo është listuar mes eventeve të trashëgimisë kulturore botërore dhe shënon influencën persianë në vende si Afganistan, Azerbaixhan, Indi, Iran, Kirgizstan, Kazakistan, Pakistan, Turqi, Taxhikistan, Turkmenistan e Uzbekistan./Al Jaseera/
Sirianët kurdë gjithashtu festojnë Novruzin me pishtarë në qytetin Qamishli në verilindje të Sirisë. [Foto: Delil Souleiman/AFP]
Top Channel