Euro 2024/ “Festival” golash në fazën “play-off”, Greqia Polonia dhe Uellsi nuk përmbahen! Ukraina përmbys Bosnjën

21/03/2024 23:00

Të gjitha sfidat e vlefshme për raundin e parë të “play-off”-it të fazës kualifikuese të Euro 2024 kanë përfunduar mbrëmjen e sotme ku janë shënuar në total 22 gola duke dhuruar spektakël për të gjithë fansat e futbollit.

Në “OPAP Arena”, Greqia ka mposhtur Kazakistanin duke fituar me shifrat 5-0. Fitorja u vulos që në pjesën e parë ku u shënuan 4 gola.

Një fitore të thellë arriti edhe Polonia përballë Estonisë me rezultatin 5-1.

Ukraina arriti të përmbyste rezultatin përballë Bosnjës duke fituar 1 me 2 duke mbajtur gjallë ëndrrën europiane.

Uellsi e Islanda kanë fituar me rezultatin 4 me 1, sfidat e tyre, përkatësisht ndaj Finlandës e Izraelit.

Top Channel