“E keni produktin brenda”, çfarë nuk u dëgjua nga debati në Kuvend. Salianji kërkesë Nikollës: Pse nuk e përjashton Bashën për…

21/03/2024 12:28

Parlamenti iu rikthye sot normalitetit pas rreth 6 muajsh kur seancat shoqëroheshin me flakadanë, karrige të vendosura në foltore dhe zhurmues.

E megjithatë edhe gjatë seancës së sotme, për më shumë se një orë u debatua për fatin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, i cili skadoi sot pa një draft të përbashkët.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mori disa herë fjalën për të akuzuar PS-në dhe Rithemelimin për pazar mes tyre sa i përket reforms zgjedhore, duke thënë se Kuvendi e ka një propozim nga demokratët, por nuk e ka marrë parasysh.

“Produktin e keni brenda, e para kundër vjedhjes së votës, ndëshkimin e praktikave korruptive dhe paketa e dytë që e keni brenda që s’keni dëshira as ta votoni dhe as të bëni transparencë”, tha Basha.

Pikërish duke iu referuar shprehjes së Bashës “e keni produktin brenda”, deputeti demokrat, Ervin Salianji i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ta dënojë kreun e PD-së për gjuhën e përdorur.

“Pse nuk e dënon për gjuhë jo parlamentare”, iu drejtua Salianji Nikollës.

Top Channel