Bënë kërdinë në Madrid duke grabitur 30 banesa, pranga dy “skifterëve” shqiptarë në Spanjë

21/03/2024 16:50
Arrestimi i një prej shqiptarëve në Spanjë

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Madrid të Spanjës ku dyshohet të kenë kryer rreth 30 grabitje në banesa të ndryshme.

Shqiptarët e arrestuar dyshohet se kanë përgjegjësi për grabitjet në banesat e zonave të: Torrelodones, Boadilla del Monte, Las Rozas de Madrid, Arroyomolinos, Griñón dhe Pozuelo de Alarcón.

Kryesisht merrnin objekte të vogla dhe lehtësisht të transportueshme, duke zgjedhur kryesisht para, bizhuteri, orë dhe pajisje elektronike ose kompjuterike.

Duke u nisur nga niveli i lartë i aktivitetit kriminal të grupit, u krye edhe një kontroll në banesën që 2 shqiptarët kishin në Getafe ku u sekuestruan një sasi e madhe bizhuterish, ora, pajisje kompjuterike dhe elektronike si dhe automjeti i përdorur për t’u larguar pasi kryenin grabitjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA