Asetet e ngrira ruse për Ukrainën, BE diskuton sot planin: Do forcojmë Kievin!

21/03/2024 12:01

Krerët e bllokut europian diskutojnë sot planin e paralajmëruar nga shefja e KE-së, Ursula von Der Leyen për të përdorur miliarda euro fitime nga pasuritë e ngrira financiare ruse me qëllimin të blihen armë për Ukrainën.

Ngurrimi i Kongresit amerikan për të miratuar ndihmën e re të ndihmës për vendin e  përballur me agresionin rus, rëndon mbi mbrojtjen ukrainase, të gjendur tashmë në një situatë të vështirë, sidomos pas dështimit të kundërofensivës së saj. Por takimin e sotëm, udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së do të shfrytëzojnë për të diskutuar edhe mbi përmirësimin e vetë mbrojtjes europiane dhe rritjen e industrisë së armëve.

Gjithmonë e më shumë po shtohet droja mes anëtarëve se e Rusia mund të mos ndalet në Ukrainë dhe Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë një mbrojtëse aq e vendosur e Europës në të ardhmen. Përgjatë takimit dy ditësh në Bruksel, pritet të trajtohen edhe tema të tjera si lufta në Gaza, gjasat për çeljen e bisedimeve me Bosnjën për anëtarësimin e saj në bllok si dhe protestat e fermerëve. Ukraina megjithatë mbetet fokusi i samitit, të cilit pritet t`i drejtohet përmes një lidhjeje video edhe presidenti Volodymyr Zelenskiy.

Liderët e BE-së kanë shprehur një shqetësim në rritje në Ukrainë, me forcat vendase po përballen me mungesën e municioneve ndërsa po luftojnë për të frenuar trupat ruse, ndërsa fakti që paketa e ndihmës ushtarake prej 60 miliardë dollarësh për Kievin, që ka ngecur në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, e sposton peshën e një zgjidhjeje të shpejtë të ngërçit në shpatullat e Bashkimit Europian. Ishte Komisioni Europian ai qç propozoi këtë javë propozoi marrjen e fitimeve nga pasuritë e ngrira ruse në Europë pas agresionit të Moskës dhe transferimin e rreth 90 për qind të tyre në një fond të drejtuar nga BE-ja që përdoret për financimin e armatimit të Kievit.

Top Channel