A e përjashton mundësinë e një aleance me Berishën brenda ‘federatës opozitare’? Ja si përgjigjet Basha në “Top Story”

21/03/2024 22:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën në Top Channel, u pyet nëse e sheh si të mundshme një aleancë me Berishën.

Duke theksuar se fillimisht Rithemelimi duhet të sqarojë nëse është për lista të hapura në zgjedhje, Basha renditi edhe disa prej kushteve për të bashkëpunuar.

“Njerëzit presin të reflektojnë sot aktorët politikë. Sot Rithemelimi duhet të shprehet nëse është për lista të hapura apo jo. Ne kemi një bazë për të diskutuar. Janë edhe 2 parime të tjera thelbësore, mbështetja pa kushte për drejtësinë. Dhe e treta është partneritet i pandërprerë me Perëndimin”– tha Basha.

Top Channel