Të martat e shenjta, nis sot pelegrinazhi në kishën e Shën Antonit të Padovës në Laç

19/03/2024 15:52

Duke filluar nga sot, për 13 të marta kisha Katolike e Shën Antonit të Padovas dhe shpella e Shën Vlashit kthehen në një nga destinacionet kryesore të shume pelegrinëve nga besime fetare të ndryshme.

Të rinj, fëmijë e të moshuar zgjedhin ta bëjnë këtë rrugëtim në shenjë sakrifice në emër të besimit në Kishën e Laçit.

Mes ritualeve të ndryshme përgjatë një rruge disa kilometër duke adhuruar muret e shenjta të këtij vendi, aty ku besohet se ka ndaluar për të pushuar Shën Antoni, besimtarët i drejtohen kishës për të dëgjuar meshën e shenjtë.

Shtatorja e Shna Ndout, ikona e këtij vendi të shenjtë, është një ndalesë tjetër e besimtarëve ku luten apo lenë dhurata në shenjë adhurimi, për të vijuar duke marrë bekimin e priftit, ujin e bekuar e mes lutjesh i drejtohen shpellës së Shën Vlashit.

Teksa ndezin qirinjtë dhe bëjnë urimet e tyre, besimtarët përmendin një për një emrat e të dashurve duke përcjell lutje  për to.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA