I dërguari i Posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar nëpërmjet rrjetit social “X” pas takimit trepalësh që pati në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak shkruan se diskutimet do të vazhdojnë të hënën, duke shtuar se marrëveshja e firmosur mes 2 vendeve në Ohër, duhet të adresohet nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe aneksin e Ohrit dhe çështje të tjera, përfshirë. ndikimi i vendimit në operacionet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët”, ka shkruar Lajçak.
Më herët, pas përfundimit të takimit në Bruksel, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi bëri me dije se do të ketë një takim në 22 mars ku do të shohë nëse propozimi i bërë për zgjidhjen e problemit të heqjes së dinarit serb, i leverdis Kosovës.
Top Channel