I dashuri i kampiones së tenisit vdes papritur teksa e shoqëronte në Miami (fotot)

19/03/2024 17:28

I dashuri i tenistes fituese dy herë të turneut Australian Open, Aryna Sabalenka, ish sportisti i hokejit në akull Konstantin Koltsov, ka vdekur papritur në moshën 42 vjeçare.

Koltsov ishte në Miami për të mbështetur të dashurën e tij në turne, kur vdiq papritur, sipas raportimeve nga ishemia e bllokimit të venave të gjakut.

Ajo kishte luajtur për kombëtaren e hokejit të Bjellorusisë në olimpiadat 2002 e 2010 si dhe ka qenë pjesë e skuadrës NHL’s Pittsburgh Penguins nga viti 2002 deri në 2006 në SHBA.

25 vjeçarja Sabalenka renditet e dyta në botë dhe ishte në Miami duke u përgatitur për turneun Miami Open, teksa u trondit nga vdekja e pashpjeguar e të dashurit.

Mediat bjelloruse thonin se 42-vjeçari kishte vdekur nga një ‘mpiksje e brendshme gjaku’, ndërsa vdekjen e konfirmonte dhe ish-klubi i tij vendas Salavat Yulaev Ufa.

“Me trishtim të thellë njoftojmë se trajneri Konstantin Koltsov, ka ndërruar jetë”, shkruante klubi në një deklaratë’

Koltsov pritej të rinovonte kontratën me klubin e hokejit Salavat Yulaev si ndihmës i trajnerit të parë Viktor Kozlov.

Vdekja e të dashurit të tenistes, vjen  disa vjet pas vdekjes së babait të saj Sergey që ishte gjithashtu lojtar hokeji dhe u nda nga jeta në moshën 43 vjeçare.

Atletja bjelloruse ka folur shpesh për motivimin e të atit në sportin e saj të tenisit./DailyMail/

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA