I dashuri i tenistes fituese dy herë të turneut Australian Open, Aryna Sabalenka, ish sportisti i hokejit në akull Konstantin Koltsov, ka vdekur papritur në moshën 42 vjeçare.
Koltsov ishte në Miami për të mbështetur të dashurën e tij në turne, kur vdiq papritur, sipas raportimeve nga ishemia e bllokimit të venave të gjakut.
Ajo kishte luajtur për kombëtaren e hokejit të Bjellorusisë në olimpiadat 2002 e 2010 si dhe ka qenë pjesë e skuadrës NHL’s Pittsburgh Penguins nga viti 2002 deri në 2006 në SHBA.
25 vjeçarja Sabalenka renditet e dyta në botë dhe ishte në Miami duke u përgatitur për turneun Miami Open, teksa u trondit nga vdekja e pashpjeguar e të dashurit.
Mediat bjelloruse thonin se 42-vjeçari kishte vdekur nga një ‘mpiksje e brendshme gjaku’, ndërsa vdekjen e konfirmonte dhe ish-klubi i tij vendas Salavat Yulaev Ufa.
“Me trishtim të thellë njoftojmë se trajneri Konstantin Koltsov, ka ndërruar jetë”, shkruante klubi në një deklaratë’
Koltsov pritej të rinovonte kontratën me klubin e hokejit Salavat Yulaev si ndihmës i trajnerit të parë Viktor Kozlov.
Vdekja e të dashurit të tenistes, vjen disa vjet pas vdekjes së babait të saj Sergey që ishte gjithashtu lojtar hokeji dhe u nda nga jeta në moshën 43 vjeçare.
Atletja bjelloruse ka folur shpesh për motivimin e të atit në sportin e saj të tenisit./DailyMail/
Top Channel