“Do të qëndrojë”, Pique ‘befason’ me deklaratën për Xavin: Vendimi i tij për t’u larguar, ishte i gabuar

19/03/2024 18:51

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, në një intervistë të dhënë për “The Times”, ka bërë disa komente lidhur me vendimin e Xavi Hernandez për t’u larguar nga katalanasit në fund të këtij sezoni.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, në një intervistë të dhënë për “The Times”, ka bërë disa komente lidhur me vendimin e Xavi Hernandez për t’u larguar nga katalanasit në fund të këtij sezoni.

Pique tha se pret që Xavi të qëndrojë në Barcelonë duke e konsideruar si të gabuar vendimin e spanjollit për t’u larguar nga posti i trajnerit të skuadrës.

“Unë nuk mendoj se vendimi i Xavi është 100% i saktë. Le të shohim, mendoj se ai do të qëndrojë. Unë nuk flas me Xavi çdo ditë, por kemi biseduar disa herë, dua më të mirën për të, sepse do të jetë më e mira për klubin”– tha Pique.

Sa i përket debatit Barcelona – Real Madrid, Pique shtoi se mënyra se si Barça luan futboll është një shembull për çdo klub.

“Mënyra se si Barça luan futboll është një shembull për botën, sepse kur fitojmë ne fitojmë në një mënyrë që njerëzit kënaqen duke e parë. Kjo është diçka që Madridi nuk do ta ketë kurrë”, theksoi ai.

Top Channel