Brenda të njëjtës ditë pasi prokuroria shpalli pretencën, gjykata dënoi me 20 muaj burg Alda Klosin, ish-drejtoreshë në Ministrinë e Financave.

Në këtë vendim aplikohet dhe zbritja e një të tretës së dënimit. Ish-funksionarja gjatë kohës kur Ministria e Financave drejtohej nga Arben Ahmetaj u gjet fajtore për mos deklarim të të ardhurave, një krim i zbuluar pas denoncimit se banesa e saj ishte vjedhur.

Për Klosin, prokuroria kërkoi dënimin me 2.6 vite  burgim, ndërsa deklaroi se kishte kryer analizën financiare, por rezultoi se shuma prej gati 500 milionë lekë shume nuk provohet nga  burime të ligjshme. Ndaj ish-zyrtares nuk u ngrit akuza tjetër për të cilën u hetua, ajo e pastrimit të parave.

Gjykata ashpërsoi dënimet për të akuzuarën Rozeta Dobi, e cila gjatë kohës që punonte si pastruese në banesën e Klosit vodhi shuma të konsiderueshme. Gjykata dha 7 vite burg për Dobin, kurse për të birin Havier Dobin që e ndihmoi në vjedhje, u deklaruan katër vite burgim.

Nënë e bir kërkuan mëshirë nga gjykata, ndërsa u treguan të gatshëm të bashkëpunojnë. Në seancë, Prokurori i kërkoi gjykatës që dy automjetet e blera me paratë e vjedhura nga Havier Dobi të kalojnë në favor të shtetit, ndërsa bizhuteritë e vjedhura nga sanitarja t’u kthehen pronarëve.

Top Channel