Pas dakordësimit mes PS dhe Rithemelimit, rikthehet normaliteti në Komisione, palët bëhen bashkë pas 5 muajsh, mungon Alibeaj

18/03/2024 19:00

Pas pesë muajsh opozita dhe mazhoranca janë mbledhur rreth një tryeze në Komisionin e Ligjeve, duke u kthyer kështu në normalitet.

Por vihet re se mbledhjes nuk i është bashkuar Enkelejd Alibeaj, anëtar i këtij Komisioni. Kjo mbledhje vjen pas dakordësimit mes PS dhe Rithemelimit.

Kujtojmë se Komisionit të Reformës Zgjedhore i skadon afati më 21 Mars 2024, ku bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj, kanë dështuar deri më tani të kenë produkt.

Ndërkohë deputeti i PD Dashnor Sula, gjatë fjalës së tij, tha se nuk mund të bënte sikur asgjë nuk kishte ndodhur dhe se ky sipas tij ky normalitet është ‘fake’.

“Tani të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë gjatë këtyre 5 muajve dhe në 18 mars të vijmë në komisionin e ligjeve dhe të fshijmë këto 5 muaj me gjëra të rënda që kanë ndodhur në cenimin e së drejtës. Do mundohem për të gjithë zotërinjtë e komisionit t’ja bëj të qartë të gjithëve që ky kthim në normalitet është një gjë që duhet ndodhte që në 5 tetor 2023 që mazhoranca e bëri me kokëfortësi. Kjo marrëveshje që u arrti mes maxhorancës e opozitës është fake i pastër”, tha ai ndër të tjera.

Po ashtu normaliteti është kthyer edhe te Komisioni i Integrimit, por mungojnë deputetët e Lulëzim Bashës.

Top Channel