Njëmbëdhjetë njerëz me plagë të rënda u dërguan në spitalin e provincës Helmand.
Të paktën 21 njerëz kanë vdekur dhe 38 të tjerë u plagosën dje kur një autobus pasagjerësh u përplas me një çisternë naftë në provincën jugore Helmand të Afganistanit.
Një motoçikletë ishte përplasur fillimisht me autobusin që shkonte drejt Kabul, duke shkaktuar vdekjen e dy personave në motor.
Më pas autobusi jashtë kontrolli kaloi në drejtim të kundërt duke u përplasur me çisternën që shkonte drejt Herat, njoftonin autoritetet në rrjetet sociale.
Mjetet u përfshinë nga flakët pak pas përplasjes. Pamjet nga vendngjarja tregonin automjetet e djegura dhe metalin e përhapur në autostradë.
Dy personat në motoçikletë, tre persona në mjetin çisternë dhe 16 pasagjerë të autobusit humbën jetën në aksidentin tragjik.
Top Channel